BOTA, 27 Prill 2023, 19:04

U akuzua se tentoi të rrëzonte qeverinë me grusht shteti, ish-presidenti brazilian merret 2 orë në pyetje nga policia federale

U akuzua se tentoi të rrëzonte qeverinë me grusht shteti,

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili akuzohet se tentoi të rrëzonte qeverinë me grusht shteti, është marrë në pyetje nga policia federale. Tentativa e shtetit ndodhi në janar të këtij viti.

Bolsonaro kaloi më shumë se dy orë në shoqërinë e hetuesve të policisë të mërkurën në mëngjes, gati katër muaj pasi mijëra mbështetës të tij u revoltuan në kryeqytetin, Brasília, në atë që administrata e re e quajti një grusht shteti të dështuar që synonte të riinstalonte ekstremin e djathtë në krye të vendit.

Trazirat pro Bolsonaros dështuan dhe fituesi i zgjedhjeve të vitit të kaluar, rivali i tij i majtë Luiz Inácio Lula da Silva, ruajti pushtetin.