BOTA, 27 Prill 2023, 19:36

Tragjedi në det/ Përmbyset anija me 70 persona në Indonezi, raportohet për 20 viktima

Tragjedi në det/ Përmbyset anija me 70 persona në Indonezi,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indonezi, ku 20 persona kanë humbur jetën nga përmbysja e një anije në provincën Riau. Autoritetet u shprehën se kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet pasi ka të zhdukur.

Mësohet se në anije udhëtonin 70 persona.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Xinhua se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë 58 të mbijetuar nga zona e rrënojave, ndërsa theksoi se anija po transportonte shumë pasagjerë.