BOTA, 18 Gusht 2024, 15:41

Qeveria britanike ka në plan ta trajtojë mizogjininë si një formë të ekstremizmit

Qeveria britanike ka në plan ta trajtojë mizogjininë si një

Mizogjinia - urrejtja, dhuna dhe përbuzja ndaj grave- do të trajtohet si një formë e ekstremizmit nga qeveria në Mbretërinë e Bashkuar.

Yvette Cooper, Ministrja e Brendshme, ka urdhëruar një rishikim të strategjisë kundër ekstremizmit në Mbretërinë e Bashkuar për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të trajtuar kërcënimet që vijnë nga ideologjitë e dëmshme.

Analiza do të shqyrtojë urrejtjen ndaj grave si një nga tendencat ideologjike që qeveria thotë se po fiton terren. Cooper deklaroi se ka pasur një rritje të ekstremizmit "si online ashtu edhe në rrugët tona" që "shkatërron strukturën e komuniteteve dhe demokracisë sonë".

Rishikimi do të përqendrohet edhe në rritjen e ekstremizmit islamik dhe të ekstremit të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe në tendencat më të gjera ideologjike, përfshirë mizogjinë e tepruar ose besime që futen në kategori më të gjera, si dhuna.

Gjithashtu, do të shqyrtojë shkaqet dhe mënyrat e radikalizimit të të rinjve. 

Ministrja deklaroi se strategjia do të "hartojë dhe monitorojë tendencat ekstremiste" për të kuptuar si të ndërpritet dhe të largohen njerëzit nga ato. 

Ajo shtoi se kjo do të ndihmojë në "identifikimin e çdo mangësie në politikat ekzistuese që duhet adresuar për të luftuar ata që përhapin besime dhe dhunë të dëmshme". Cooper tha se veprimet kundër ekstremizmit kanë qenë "shumë të dobësuara" në vitet e fundit.