BOTA, 17 Gusht 2024, 14:55

Zjarr në godinën ikonike të Londrës, 100 zjarrfikës po luftojnë për të shuar flakët në Somerset House

Zjarr në godinën ikonike të Londrës, 100 zjarrfikës po

Rreth 100 zjarrfikës janë duke luftuar për të shuar flakët në Somerset House, një godinë ikonike në qendër të Londrës, e cila shërben si një qendër arti. 

Brigada e Zjarrfikësve e Londrës (LFB) tha se kishte dërguar ekipe pas marrjes së një thirrjeje pak para mesditës, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë të paqarta.

Policia Metropolitane ka njoftuar se nuk ka të lënduar në vendngjarje. 

Në një postim në X, në llogarinë e Somerset House shkruhej: "Për shkak të një zjarri në një pjesë të vogël të Somerset House, vendi aktualisht është i mbyllur. London Battle dhe ngjarjet e tjera të sotme nuk do të zhvillohen. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim."

Stafi dhe vizitorët e galerisë ndodhen jashtë ndërtesës, ndërsa duket një re tymi gri. 

Për shkak të tymit të dendur, Shërbimi i Ambulancës së Londrës ka kërkuar që njerëzit të shmangin zonën dhe u ka kërkuar bizneseve lokale të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura.