TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtria izraelite (IDF) ka kryer sulme me dron në Libanin jugor, teksa deklaroi se ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Hussein Ibrahim Kassab. Hussein Ibrahim Kassab u vra eksa ngiste një motoçikletë pranë qytetit bregdetar të Tirit, shkruan The Times of Israel.
IDF publikoi pamjet e sulmit në rrjetet sociale. Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.
Si pasojë e dhunës ndërkufitare, në Liban janë vrarë 579 persona, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 121 civilë, sipas të dhënave të agjencisë AFP. Ndërkaq, në Izrael, përfshirë në Lartësitë e Golanit, janë vrarë 22 ushtarë dhe 26 civilë, sipas të dhënave të ushtrisë.
A commander in Hezbollah's elite Radwan force was killed in a drone strike in southern Lebanon earlier today, the IDF says.
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) August 17, 2024
Hussein Ibrahim Kassab was struck while riding a motorcycle near the coastal city of Tyre.
The IDF releases footage of the strike. https://t.co/Zrvr4P1dp4 pic.twitter.com/xR4atHDPSl