TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se nuk do të vriste homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, kur u takua me ish-kryeministrin izraelit, Naftali Bennett vitin e kaluar në ditët e para të luftës.
“A keni ndërmend të vrisni Zelenskyn?”
Kjo ishte pyetja që Bennett i kishte drejtuar Putinit, të cilën e tregoi gjatë një interviste gati pesë orëshe që dha për “Channel 12” të Izraelit.
Në atë bisedë, ai tregoi detaje nga udhëtimi i tij i njohur në Moskë në Shabbat në fillim të marsit 2022, në një përpjekje për të ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis dy palëve.
Ndërsa Bennett nuk ishte në gjendje të ndihmonte në përfundimin e armiqësive, ai ishte në gjendje të siguronte një zotim nga Putini për të mos vrarë Zelenskyn, i cili në atë kohë fshihej në një bunker sekret për të parandaluar një vrasje të tillë.
Putin e siguroi Bennett se nuk do ta vriste.
“Duhet të kuptoj që po më jepni fjalën tuaj se nuk do ta vrisni Zelenskyn”- kishte thënë ish-kryeministri izraelit dhe Putin përsëri premtoi të mos e bëjë këtë.
Bennett i telefonoi Zelenskyt ndërsa ai ishte ende në Moskë në rrugën e tij për në aeroport nga Kremlini për t’i thënë se ai nuk ishte nën kërcënim me vdekje.