BOTA, 25 Qershor 2023, 14:07

Putin shfaqet për herë të parë pas rebelimit të Grupit Wagner: Ja kush është prioriteti im

Putin shfaqet për herë të parë pas rebelimit të Grupit

Pavarësisht thirrjeve që të mos bënte një deklaratë pas rebelimit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin , Vladimir Putin më në fund dha një mesazh në televizionin shtetëror të Moskës.

Ai përsëriti angazhimin e tij për vazhdimin e “operacionit special ushtarak”, siç e quan ai pushtimin e Ukrainës dhe nënvizoi se ky është gjithashtu prioriteti i tij kryesor.

Sipas Reuters, presidenti rus tha: “Unë e filloj dhe e mbyll ditën time me këtë”.

Në të njëjtën kohë, sipas mediave në Moskë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha  se sulmet vazhdojnë në Ukrainën lindore.

Megjithatë, orët e fundit, gjithnjë e më shumë media ndërkombëtare kanë shfaqur një Putin të dobësuar pas sfidës së drejtpërdrejtë të Wagner për avancimin e luftëtarëve të saj drejt Moskës, i cili më pas u ndal për shkak të marrëveshjes me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko.