BOTA, 25 Qershor 2023, 13:06

Pistoleta, tufa me dollarë, drogë dhe lingota ari, çfarë gjeti FSB-ja ruse në zyrën e Prigozhin

Pistoleta, tufa me dollarë, drogë dhe lingota ari, çfarë

Forcat e Sigurisë ruse kanë publikuar një seri fotografish që tregojnë sendet e gjetura gjatë kontrollit në zyrën e shefit të Wagner, oligarkut rus Evgeny Prigozhin.

Kontrolli u zhvillua ditën e djeshme në selinë qendrore të Wagner, në periferi të Moskës, ndërsa Prigozhin ishte nisur me mercenarët e tij për një përballje “jetë a vdekje” me krerët e politikës në Kremlin.

Megjithatë Prigozhin e braktisi planin për të “pushtuar” Moskën kur forcat e Wagner ndodheshin vetëm 200 kilometra larg kryeqytetit. Ai pranoi ofertën e presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Në fotot e publikuara në kanalet ruse të rrjeteve sociale, dallohen sendet e gjetura në zyrën e Prigozhin.

Ndër to bien në sy dy pasaporta, një numër i madh pistoletash, pako të mbështjella që dyshohet se janë drogë, tufa me dollarë dhe lingota ari.