BOTA, 17 Qershor 2023, 18:54

Putin befason me deklaratën: I hapur për dialog me këdo që kërkon paqe

Putin befason me deklaratën: I hapur për dialog me këdo që

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se ishte i hapur për dialog me këdo që kërkon paqe.

“Rusia është e hapur për dialog me këdo që kërkon paqe", tha Putini gjatë një takimi me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në Shën Petersburg. Këta të fundit i paraqitën atij një plan për të filluar ndërmjetësimin në Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur nga agjencia Interfax. Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar Moska nisi luftën në Ukrainë, që e konsideron si operacion special.