BOTA, 17 Qershor 2023, 17:02

Rusia i hapi luftë, Zelensky optimist: Shanset tona janë të larta për të fituar

Rusia i hapi luftë, Zelensky optimist: Shanset tona janë të larta

Presidenti i Ukrainës tha se ushtria e tij po rifiton territor dhe shanset për të triumfuar janë të larta.

Javën që lamë pas, ushtria ukrainase filloi kundërofensivën e shumë pritur ndaj trupave rusë. Prej kohës Zelensky kishte njoftuar për fillimin e kundërofensivës.

Dy ditë më parë ushtria e Ukrainës tha se kishin çliruar më shumë se 10 km katror në pjesën juglindore të vendit.

Nga ana tjetër, trupat ruse vijojnë sulmet në disa rajone të Ukrainës. Sot është raportuar për 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kherson dhe Kharkiv.