BOTA, 12 Shtator 2025, 15:55

Projektligj i ri/ Spanja do të gjobisë prindërit e fëmijëve të mitur duhanpirës

Projektligj i ri/ Spanja do të gjobisë prindërit e

Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj të ri për të luftuar pirjen e duhanit dhe për të mbrojtur shëndetin publik. Ligji ndalon shitjen e produkteve të duhanit tek të miturit dhe parashikon gjoba për prindërit nëse fëmijët e tyre kapen duke pirë duhan.

Hapësirat pa duhan do të zgjerohen dhe cigaret elektronike njëpërdorimshe do të ndalohen. Gjithashtu, ndalohet reklama, promovimi dhe sponsorizimi i duhanit në të gjitha format e medias.

Pirja e duhanit nuk do të lejohet në vende si pishina, tarraca restorantesh, transport publik apo universitete. Ligji e trajton njësoj duhanin tradicional dhe format e tij të reja si pajisjet e ngrohjes apo cigaret elektronike.

Shkeljet do të ndahen në tre kategori me gjoba që variojnë nga 100 deri në 600,000 euro. Qëllimi i reformës është të zvogëlojë aksesin e të rinjve në duhan dhe të përshtasë ligjet me format moderne të konsumit.