TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur hapur në mbështetje të përfundimit të marrëveshjes mes Nexstar dhe Tegna, duke argumentuar se ajo do të forcojë konkurrencën kundër asaj që ai e cilëson si “armik”, rrjetet e mëdha kombëtare televizive amerikane, të cilat i ka quajtur “fake news”.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se realizimi i marrëveshjeve të tilla do të ndihmojë në “neutralizimin e lajmeve të rreme”, pasi, sipas tij, do të rrisë konkurrencën “në një nivel më të lartë”. Ai shtoi se kundërshtarët e marrëveshjes nuk i kuptojnë ende përfitimet e saj, por se “në të ardhmen do ta kuptojnë”.
“PËRFUNDOJENI KËTË MARRËVESHJE”, shkroi Trump në postimin e tij.
Deklarata e Trump vjen në një moment kur marrëveshja Nexstar–Tegna ndodhet në qendër të debatit publik dhe të shqyrtimeve rregullatore, me kritikë që shprehin shqetësime për përqendrimin e pushtetit në tregun e medias.
“Na duhet më shumë konkurrencë kundër ARMlKUT, që janë rrjetet kombëtare televizive të ‘fake news’. Marrëveshjet e duhura, si ajo Nexstar–Tegna, do të ndihmojnë në goditjen e fake news, sepse do të ketë më shumë konkurrencë, në një nivel më të lartë. Ata që e kundërshtojnë nuk e kuptojnë ende sa e dobishme është kjo marrëveshje edhe për ta, por në të ardhmen do ta kuptojnë. PËRFUNDOJENI MARRËVESHJEN!
Presidenti Donald Trump.”