BOTA, 7 Shkurt 2026, 15:39

Prodhon karburant për raketat, hakmerret Ukraina, godet me dron fabrikën ruse

Prodhon karburant për raketat, hakmerret Ukraina, godet me dron

Një fabrikë ruse e specializuar në prodhimin e komponentëve për karburant raketor është sulmuar sot nga dronë ukrainas, njoftoi një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

Sipas tij, në fabrikë prodhoheshin komponentë për raketat ruse cruise X-55 dhe X-101, si dhe produkte të tjera të lidhura me naftën dhe karburantin ajror. Sulmi shkaktoi një zjarr të madh brenda ambienteve të fabrikës.

“Edhe një ndërprerje e përkohshme e prodhimit ndërlikon ndjeshëm furnizimin e armikut me karburant raketor dhe ul aftësinë e tij për të ruajtur intensitetin e bombardimeve raketore ndaj qyteteve tona,” -theksoi zyrtari i SBU-së.