TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një adresim të ri para kombit, përmes rrjeteve sociale.
Ai tha se ushtria ruse ka shënuar humbjet më të mëdha në dekada – duke pretenduar se 31 grupe taktike të batalioneve ruse janë bërë tani të paafta për të luftuar.
Zelensky kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryetarit të Melitopolit, i cili është raportuar se është rrëmbyer nga forcat ruse.
Kreu i Shtetit ka thënë se ka diskutuar këtë çështje me liderët e Francës dhe Gjermanisë.
Ai ka thënë se Ukraina është duke punuar me Komisionin Evropian për anëtarësim të përshpejtuar në bllokun evropian.