TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e sulmeve me raketa nga ushtria ruse.
Sipas BBC, shpërthimet janë regjistruar në orën 3:40 të mëngjesit (01:40 GMT) të së shtunës në mëngjes.
Imazhet e publikuara nga Shërbimi i Emergjencës Shtetërore, treguan punonjësit e urgjencës që po vraponin për të shuar një flakë masive në atë që dukej të ishte një magazinë njëkatëshe, ndërsa shtëllungat e larta të tymit ngriheshin në ajër.
SES tha se zjarri ishte lokalizuar në orën 07:54 dhe se zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar flakët. Deri më tani nuk raportohet për viktima.