TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Amerika avancon me sanksionet kundër Rusisë, e cila prej 16 ditësh ka bombarduar Ukrainën.
Thesari i Departamentit të Shtetit ka vënë sanksione të reja mbi oligarkët rusë. Sot janë prezantuar sanksionet e reja mbi figurat elitare që janë të afërt edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Sanksionet e fundit janë vënë mbi 10 persona që janë pjesë e bordit të bankës VTB, 12 anëtarë të Dumës, dhoma e ulët e parlamentit rus, si dhe mbi familjen e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Më herët, Presidenti Biden kishte njoftuar gjithashtu edhe ndalesa mbi importet ruse, duke përfshirë ushqimet e detit, vodkën dhe diamantet.
Ai ka thënë sanksionet e fundit të vendosura mbi Rusinë, janë goditje re mbi ekonominë e saj, pas pushtimit të Ukrainës.
Qytetet e Lutsk, Ivano-Frankivsk dhe Dnipro janë shënjestruar për herë të parë nga trupat ruse që prej nisjes së pushtimit. Presidenti Zelensky gjatë një fjalimi ka mohuar pretendimet e Rusisë se Ukraina po zhvillon armë kimike. SHBA i ka quajtur këto pretendime të Rusisë si “qesharake” dhe thotë se janë një “alarm fals” për të justifikuar përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga ana e Rusisë kundër Ukrainës.
Bisedimet e paqes mes ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi përfunduar pa ndonjë progres drejt një armëpushimi.