BOTA, 12 Mars 2022, 13:46

Zgjidhje për luftën në Ukrainë/ Presidenti Macron dhe kancelari Scholz në bisedime tjera me Putinin

Zgjidhje për luftën në Ukrainë/ Presidenti Macron dhe

Lideri i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz janë duke mbajtur një tjetër raund të bisedave telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ata kanë kontaktuar me të edhe të enjten, kur Macron dhe Scholz kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm nga Rusia.

Moska, në anën tjetër, ka hedhur poshtë këto thirrje.

Macron e ka përmendur nevojën që kanalet e komunikimi të mbeten të hapura dhe ka zhvilluar nëntë biseda telefonike me Putinin prej përshkallëzimit të krizës./ REL