TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin të tjera veprime ndaj Rusisë. Deklarata është bërë nga Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili tha se së bashku me vendet e G7 dhe Bashkimin Evropian do të bëjnë thirrje për revokimin e statusit të “kombit më të favorizuar” për Rusinë, të referuara si marrëdhënie normale tregtare të përhershme në SHBA, raporton CNN, duke shtuar se ky veprim kërkon një akt të Kongresit.
Çdo vend pritet ta zbatojë këtë masë bazuar në proceset e veta kombëtare. Burimet vunë në dukje përpjekjet e Kongresit për të anuluar marrëdhëniet e përhershme normale tregtare të Rusisë.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha nga Shtëpia e Bardhë se ka biseduar sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i siguruar atij mbështetjen amerikane.
“Ndërsa Putini vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët vazhdojnë të punojnë në hap për të rritur presionet ekonomike ndaj Putinit dhe për të izoluar më tej Rusinë në skenën globale. Më vonë sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, ne do të shpallim së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar presidentin rus Putin dhe për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës. tha Biden.