BOTA, 24 Janar 2022, 17:55

Mbi 77 mijë të infektuar me Covid në Itali, 352 viktima në 24 orët e fundit

Mbi 77 mijë të infektuar me Covid në Itali, 352 viktima në

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 77.696 raste të reja me Covid nga 519.293 tamponë dhe 352 të vdekur.

Këto janë të dhënat e komunikuara nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilave janë shëruar 102.363 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit është 15%, me një rritje shumë të lehtë (+ 0.1%).

Numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive ka mbetur i pandryshuar, ndërsa numri i pacientëve në departamentet e tjera të Covid është në rritje, 235 më shumë se të dielën.