TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyrtarët francezë kanë hequr flamurin e Bashkimit Evropian nga Harku i Triumfit në Paris pas akuzave që rivalët politikë të Emanuel Macron lëshuan në drejtim të tij se është duke zhbërë identitetin francez.
Flamuri i Unionit u ngrit në Harkun e Triumfit në vend të atij francez në prag të Vitit të Ri. Gjithashtu, vendosja e flamurit të BE-së ishte edhe një gjest simbolik pasi Franca merr në këtë fillimviti presidencën e radhës së Këshillit të BE-së, të cilën do ta mbajë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Dritat blu të reflektuar nga ngjyrat e flamurit të BE-së duhej të ndriçonin Harkun e Triumfit si dhe Kullën Eifel edhe për pjesën e mbetur të kësaj jave. Rivalët politikë të krahut të djathtë të Presidentit Emmanuel Macron reaguan ashpër ndaj heqjes së flamurit francez në Harkun e Triumfit për të vendosur atë të BE-së.

Ata e cilësuan “fyerje” për trashëgiminë e Francës dhe veteranët e saj. Por sipas zyrtarëve të presidencës franceze flamuri i BE-së ishte menduar të qëndronte në Harkun e Triumfit vetëm për dy ditë dhe heqja ishte “në përputhje me orarin e planifikuar”, shkruan Daily Mail.
Kandidatja konservatore, Valerie Pecresse, e cila mund të jetë kundërshtarja kryesore e Macron në zgjedhjet e ardhshme, shkroi në Twitter, duke shprehur hapur kundërshtitë për vendosjen e flamurit të BE-së:”Kryesoni Evropën, por jo të fshini identitetin francez.”

Ajo i kërkoi Macronit të rivendoste flamurin francez në Harkun e Triumfit. “Ne ia kemi borxh ushtarëve tanë që derdhën gjakun e tyre për atë flamur”.
Kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen e quajti heqjen e flamurit të BE-së një fitore për patriotizmin.