TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thanë të enjten se Evropa po përjeton një shpërthim shkatërrues të gripit të shpendëve që prek zogjtë e egër dhe fermat e shpendëve ndërsa njerëzit vazhdojnë të luftojnë me pandeminë COVID-19 .
“Raste të reja po zbulohen çdo ditë dhe nuk janë të prekur vetëm shpendët e egër”, vënë në pah raportet e institutit.
Instituti Federal i Kërkimeve për Shëndetin e Kafshëve i Gjermanisë, tha se raste janë gjetur në Kanada, në të gjithë Evropën dhe në Indi dhe Azinë Lindore.
Vendet e prekura shtrihen nga Finlanda në Ishujt Faroe dhe Irlandë, nga Rusia në Portugali. Në të njëjtin hark kohor në të gjithë Evropën, të dhënat e FLI treguan 675 infeksione te shpendët e egër dhe 534 infeksione te bagëtitë.
Ndërsa në Gjermani, 394 raste u zbuluan te shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat, midis fillimit të tetorit dhe 29 dhjetorit. Rastet u zbuluan kryesisht përgjatë bregdetit.
Në Izraelin verior, zyrtarët thanë se qindra mijëra pula duhej të asgjësoheshin për të ndaluar përhapjen e gripit.