BOTA, 2 Janar 2022, 19:44

Atentat mafioz në Itali, i riu qëllohet për vdekje, një tjetër në gjendje të rëndë

Atentat mafioz në Itali, i riu qëllohet për vdekje, një

Një atentat mafioz ka ndodhur pasditen e sotme në Itali.

Një i ri ka humbur jetën në Mesina i goditur nga të shtënat me armë zjarri teksa ishte në një motoçikletë, ndërsa një person tjetër është plagosur rëndë.

Viktima quhej Giovanni Portugal dhe ishte 31 vjeç. Vrasja ndodhi në Rrugën "Edoardo Morabito", në lagjen Kamaro.