TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avionët ushtarakë të Izraelit kanë goditur caqe të militantëve në Rripin e Gazës më 1 janar, pasi disa raketa ishin hedhur nga enklava palestineze.
Më 2 janar, ushtria izraelite tha në Twitter se sulmi me raketa kundër caqeve të militantëve në territorin e kontrolluar nga Hamasi, ishte në kundërpërgjigje të dy raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës, që ranë në Detin Mesdhe, afër Tel Avivit.
“Teksa fishekzjarrët ndriçuan qiellin për të shënuar Vitin e Ri në mbarë botën, një tjetër lloj zjarri erdhi nga Gaza – raketa terroriste të hedhura drejt Izraelit”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Ushtria izraelite tha se u kundërpërgjigj duke goditur një ndërtesë për prodhimin e raketave që përdoret nga Hamasi. Ende nuk ka raportime për viktima.
Po ashtu është e paqartë nëse raketat e hedhura nga Gaza kishin për qëllim të godisnin objektivat ushtarake në Izrael.
Përveç një incidenti në muajin shtator të vitit të kaluar, nuk ka pasur sulme me raketa që prej armëpushimit që i dha fund konfliktit 11-ditor ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në muajin mars, kur Hamasi hodhi qindra raketa në drejtim të Izraelit.