BOTA, 2 Janar 2022, 09:49

Përfshihet nga flakët godina e Parlamentit në Afrikën e Jugut

Përfshihet nga flakët godina e Parlamentit në Afrikën e

Ambientet e brendshme të Parlamentit të Afrikës së Jugut janë përfshirë nga flakët.

Pamjet tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet në qiell.

Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes duke luftuar me flakët por ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Zjarri vjen disa orë pas mbajtjes së funeralit për kryepeshkopin Desmond Tutu të shtunën në Katedralen e Shën Gjergjit, pranë Parlamentit, raporton BBC