TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të COVID-19. Sipas këtij vendimi, qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.
Po ashtu, rregullat për personat e vaksinuar që do të vijnë në Francë nga SHBA-ja nuk kanë ndryshuar. Të vaksinuarit para se të niset drejt Francës duhet që përmes testit negativ të tregojë se nuk është i infektuar me koronavirus.
Në “listën e kuqe” të Francës përveç SHBA-së bëjnë pjesë edhe Rusia, Afganistani, Bjellorusia dhe Serbia.
Franca po përballet me shifra rekorde të të infektuarave dhe në katër ditët e fundit ka regjistruar mbi 200,000 infektime ditore./REL