BOTA, 31 Mars 2022, 14:04

“Po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën”, Kremlini reagon për deklaratat e SHBA

“Po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me

Kremlini ka reaguar mbi akuzat e bëra nga inteligjenca amerikane se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.

Në konferencën e tij të përditshme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve me bazë në Moskë se as Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe as Pentagoni nuk kanë informacion të vërtetë për atë që po ndodh.

“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin,” tha ai.

Ata nuk e kuptojnë Presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”.

Peskov shtoi se ishte shqetësuese sepse “një keqkuptim i tillë total çon në vendime të gabuara që kanë pasoja të këqija”.