BOTA, 30 Mars 2022, 17:07

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: Forcat ruse po përgatiten për të rinisur operacionet sulmuese! Nuk ka tërheqje masive nga Kievi

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: Forcat ruse po përgatiten

Forcat ruse po përgatiten të rifillojnë operacionet sulmuese, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës Oleksandr Motuzyanyk, sipas Reuters.

Ata ende po përpiqen të marrin qytetin port në jug të Ukrainës, Mariupol dhe qytetet Popasna dhe Rubizhne në Luhansk.

Motuzyanyk shtoi se janë vërejtur disa lëvizje të forcave ruse në Kiev dhe Chernihiv por komanda ushtarake e Ukrainës nuk e konsideron këtë si një tërheqje masive.

Rusia tha të martën se do të tërheqë forcat nga kryeqyteti dhe nga qyteti verior i Chernihiv, por ka theksuar vazhdimisht se pozicioni i saj ndaj Krimesë dhe rajonit lindor të Donbasit nuk ka ndryshuar.