BOTA, 30 Mars 2022, 21:47

Publikohet sondazhi: Amerikanët në mbështetje të dërgimit të trupave shtesë në Evropë

Publikohet sondazhi: Amerikanët në mbështetje të

Reuters raporton se shumica e amerikanëve mbështesin dërgimin e më shumë trupave ushtarake në mbështetje të aleatëve të NATO-s në Evropë.

Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të përfunduar të martën , 55% e amerikanëve janë dakord me dërgimin e forcave shtesë te aleatët e NATO-s.

Sondazhet shtesë kanë gjetur se rreth 61% e demokratëve mbështesin vendosjen e trupave shtesë krahasuar me 41% të republikanëve.

Pentagoni njoftoi ditën e djeshme se më shumë trupa dhe pajisje ushtarake do të dërgohen te aleatët e NATO-s në Evropë, ku përfshihen 200 personel shtesë që do të shkojnë në Evropën Lindore , duke përfshirë Lituaninë.

Aktualisht ka më shumë se 100,000 trupa në Evropë kundrejt 80,000 që ishin para pushtimit rus të Ukrainës.