TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sllovakia ka njoftuar ditën e sotme se do të kufizojë numrin e diplomatëve rusë që mund të punojnë në ambasadën e Moskës në Bratislavë.
Teknikisht, këto nuk quhen dëbime, por 35 diplomatë rusë tashmë do të duhet të largohen nga ky shtet.
Ministria e Jashtme e Sllovakisë tha se kishte marrë vendimin në përgjigje të aktiviteteve të stafit të ambasadës ruse që ishin në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
Një burim i tha Danny Aeberhard të BBC-së se masa, në fakt, do të përgjysmonte trupën e misionit diplomatik të Rusisë në Sllovaki.
Ky hap i Sllovakisë vjen një ditë pasi katër vende të BE dëbuan më shumë se 40 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh.
Irlanda, Belgjika, Holanda dhe Republika Çeke lëshuan urdhra dëbimi për gjithsej 43 punonjës të ambasadave ruse në vendet e tyre të martën pasdite.