BOTA, 30 Mars 2022, 22:13

Helmimi me agjent kimik i miliarderit Abramovich, mediat ruse “kyçin” gojën me urdhër të Kremlinit. Pronari i Chelsea-t nuk përmendet si negociator

Helmimi me agjent kimik i miliarderit Abramovich, mediat ruse

Mediat shtetërore ruse janë ndaluar të përmendin emrin e oligarkut Roman Abramovich në mbulimin e tyre të negociatave të paqes mes Kievit dhe Moskës.

Lëvizja për të hequr emrin e pronarit të Chelsea-t, nga raportet e agjencive të lajmeve vjen pasi miliarderi u ‘helmua’ me një agjent të dyshuar kimik në fillim të marsit, duke bërë që ai të frikësohej për jetën e tij.

Ndalimi i emrit të Abramovich në media shihet si tregues i lidhjes që ai ka me presidentin Vladimir Putin .

Mediave shtetërore në Rusi u lëshohen urdhra nga Kremlini për atë që mund dhe çfarë nuk mund të raportojnë në ekranet dhe portalet e tyre.

Mediat pro Kremlinit u ndaluan të përmendnin rolin e biznesmenit Roman Abramovich në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, raportoi kanali Telegram i Sobchak.

Në fillim të marsit, Abramovich shfaqi probleme me djegie të syve, dhimbje si dhe acarim të lëkurës në fytyrë dhe duar, shenja të cilat shkaktohen nga agjentë nervorë kimikë, duke ngritur dyshime për një helmim të mundshëm gjatë negociatave.

Në 29 mars Abramovich u shfaq sërish në publik, ku ishte pjesëmarrës në takimin e negociatave që u mbajt në Stamboll.