BOTA, 30 Mars 2022, 22:03

Gjenerali i lartë: Ushtria amerikane në Evropë duhet të “ndryshojë” pas pushtimin rus në Ukrainë

Gjenerali i lartë: Ushtria amerikane në Evropë duhet të

Komandanati i lartë i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Tod Wolters, ka thënë se beson që prezenca e trupave amerikane në rajon duhet të “ndryshojë” për të reflektuar ndaj kërcënimit në rritje të Rusisë.

Gjenerali Wolters, i cili udhëheq Komandën evropiane të ushtrisë amerikane, ka thënë në një takim para Kongresit se “akti i pakuptimtë” i Rusisë – pushtimi në Ukrainë – ofron mundësi për të “rivlerësuar” arkitekturën e përhershme ushtarake që “ekziston” në kontinent.

Wolters ka shtuar se kjo gjë përfshin edhe angazhim të trupave në Evropën Lindore, por edhe vëzhgim ajror dhe forca detare.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë krijuar dy qendra – secila me personal prej gati 100 vetash – që janë duke punuar për të dërguar ndihmën ushtarake dhe atë humanitare në Ukrainë.

Ai ka thënë se oficerët ukrainas ndërlidhës janë të pranishëm në këto qendra./REL