TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nisur fjalimin e tij duke renditur sfidat aktuale të sigurisë dhe ekonomike me të cilat po përballet kombi francez. Ai tha se ngjarjet historike po trondisin rendin botëror përballë pasigurisë se SHBA do të mbështesë Ukrainën apo tentativës për të vënë tarifa ndaj aleatëve.
“Ju me të drejtë jeni të shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin aktualisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Të njëjtat Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të vendosin tarifa doganore në Evropë. Më në fund, kërcënimi terrorist (është kthyer). Po hyjmë në një epokë të re”, u shpreh Macron.
Sipas Macron Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin në Ukrainë në një konflikt global dhe se kërcënimi rus ‘prek’ të gjithë Evropën.
“Që nga dita e parë ne vendosëm të mbështesim Ukrainën dhe të sanksionojmë Rusinë. Dhe ne bëmë mirë. Sepse nuk është vetëm populli ukrainas që lufton me guxim për lirinë e tij, por edhe siguria jonë është nën kërcënim. (…) Paqja nuk mund të garantohet më në vetë kontinentin tonë. Kërcënimi rus është këtu dhe prek vendet e Evropës dhe na prek neve. Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin ukrainas në një konflikt global. Rusia e Presidentit Putin po shkel kufijtë tanë për të vrarë kundërshtarët, duke manipuluar zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi dhe duke organizuar sulme dixhitale kundër spitaleve tona për të bllokuar funksionimin e tyre. Dhe ky agresion duket se nuk njeh asnjë kufi”, shtoi presidenti francez.
Sipas kreut të shtetit francez, Rusia po vazhdon të riarmatoset dhe deri në vitin 2030 planifikon që të zgjerohet me 300 mijë ushtarë shtesë, 3 mijë tanke dhe 300 avionë të tjerë luftarakë.
“Kush mund të besojë, në këtë kontekst, se Rusia e sotme do të ndalet në Ukrainë? “Rusia është bërë, siç ju flas unë dhe për vitet në vijim, një kërcënim për Francën dhe Evropën,” shtoi ai.