TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas shkaktoi përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëmtime të shumta. Zjarrfikësit kryen mbi një mijë ndërhyrje në dy ditët e fundit ndërsa Mbrojtja Civile ka lënë në fuqi alarmin e kuq deri të shtunën.
Të paktën 1500 persona janë evakuuar, ndërsa uji vazhdon të rrethojë banesat dhe rrugët, pavarësisht se reshjet intensive ia ka lënë vendin shirave sporadikë. Prefekti i Ravenas tha se aktualisht vijojnë kërkimet për një person të zhdukur “Për momentin është vetëm një i humbur, jo dy. Policia po kontrollon në një shtëpi të shembur”, tha ai.
Në maj të vitit të kaluar i njëjta rajon u godit dy herë nga përmbytjet, që i morën jetën 17 personave dhe shkaktuan dëme masive.