TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka deklaruar se ‘sulmet nga Izraeli ishin shpallje e luftës dhe se Tel Avivi i kaloi vijat e kuqe!’
Nasrallah tha se shpërthimet e pagerit, të cilat plagosën më shumë se 3,000 dhe vranë më shumë se 32 njerëz, i kaluan “të gjitha vijat e kuqe”. Më tej theksoi se forcat izraelite synonin vrasje masive.
“Këto sulme ishin terrorizëm i pastër. Do t’i quajmë ‘Masakra e së martës’ dhe ‘Masakra e së mërkurës’. Këto janë krime lufte ose shpallje lufte”, theksoi Nasrallah.
Ndërkohë, ndërsa lideri i Hezbollahut po i fliste duke fajësuar Izraelin për sulmet e fundit, avionët luftarakë izraelitë shkaktuan kakofoni dhe zhurma. Theksohet se gjatë kohës së lideri i Hezbollahut po mbante fjalimin e tij, në Liban u dëgjuan bombardime izraelite.
Shpërthimet e fundit shtuan tensionin dhe frikën në qytet pasi banorët jetojnë nën kërcënimin e sulmeve të mëtejshme.