TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetra shtëpi u detyruan të evakuoheshin dje në Emilia-Romagna pas reshjeve monstruoze që përshkruheshin si “përtej çdo parashikimi”. Pas përmbytjeve në Evropën qendrore, stuhia e reshjeve shkatërrimtare goditi mbrëmë në zonat Forlì-Cesena, ashtu si një vit më parë në maj, ku lumenjtë shpërthyen nga shtrati prej reshjeve jashtë sezoni.
“Situata është dramatike,” tha kryebashkiaku i Modigliana, Jader Tardi për rrjetin Sky TG 24. “Është më keq se në 2023.”
Luca Della Godenza, kryebashkiaku i Castel Bolognese, tha se situata e rëndë ishte “përtej parashikimit më të keq”.
“Ne po monitorojmë nivelin e lumit, ka arritur në 6.19 metra në Tebano. Po përpiqemi të njoftojmë qytetarët për situatën e rëndë që po dëshmojmë”. Lumi Savena në Bologna gjithashtu ishte duke u rritur në volum dhe zyrtarët kanë kërkuar evakuimin e kateve të poshtme të banesave.
Moti i rëndë është bërë i zakonshëm vitet e fundit në Emilia-Romagna dhe rajonin fqinjë Marche.
Përmbytjet në Emilia-Romagna në maj 2023 vranë 17 njerëz dhe shkaktuan €8.5 miliardë dëme, shkruan rrjeti The Guardian. Javës që shkoi stuhia Boris solli reshje shkatërrimtare në Evropën qendrore duke përfshirë Çekinë, Rumaninë, Poloninë e Austrinë. Dje numri i viktimave arrinte një total prej 22 personash.