BOTA, 19 Shtator 2024, 19:45

E rëndë në Greqi! Taksia që transportonte në spital të sëmurin përfshihet në aksident, humb jetën pacienti

E rëndë në Greqi! Taksia që transportonte në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Greqi, ku një i moshuar është përplasur për vdekje teksa shkonte në spital me taksi.

Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, ku 85-vjeçari ishte duke udhëtuar me taksi për në spitalin e Venizelio. Menjëherë pas përplasjes, i moshuari është transportuar për në spital, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete.

Ende nuk dihen arsyet pse i moshuari ka qenë duke shkuar në spital.