TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Censusi i vitit 2021 në Angli dhe Uells, tregon se për herë të parë numri i personave që identifikohen si të krishterë është në minorancë. Konkretisht, ata që identifikohen si të krishterë janë 46.2%, një rënie nga 59.3% që identifikoheshin si të tillë në vitin 2011.
Censusi tregon gjithashtu se më shumë njerëz, nuk identifikohen me asnjë fe. Konkretisht ky grupin përbën 37.2% që nuk identifikohen me asnjë fe.
Po kështu numri i personave që identifikohen si myslimanë u rrit nga 4.9% në vitin 2011, në 6.5% në vitin 2021.
Censusi zhvillohet çdo dhjetë vjet nga Zyra për Statistikat Kombëtare dhe ka për qëllim të japë një panoramë të numrit të popullsisë, përbërjes së saj dhe identiteteve fetare, kombëtare, etnike, orientimit seksual, etj.
Rritja e vazhdueshme e numrit të personave që nuk identifikohen me asnjë fe, sugjeron nevojën e institucioneve fetare për t'u adaptuar dhe për të gjetur funksionin dhe rëndësinë në shoqëritë post moderne.