TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Joe Biden u duk se përplasi kokën teksa dilte nga helikopteri presidencial të enjten pasdite.
Incidenti vjen pak orë pasi ai u rrëzua në skenë gjatë një aktiviteti në Kolorado.
Reporterët po e prisnin në Shtëpinë e Bardhë kur Biden zbriti nga helikopteri.
Edhe pse duket se goditja nuk ishte e rëndë, presidenti fërkoi kokën, ndërsa harroi të përshëndesë marinsin.
Të tilla incidente kanë ngritur pikëpyetje për aftësinë e Biden që të marrë një mandat të dytë.
Ai është 80-vjeç dhe është presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA.