TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 288 persona kanë vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur nga përplasja e tre trenave në shtetin lindor të Indisë, Odisha.
Më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në distriktin Balasore.
Vagonët e një treni pasagjerësh mendohet se kanë dalë nga shinat dhe më pas janë goditur nga një tren tjetrët që udhëtonte në shinat ngjitur. Të paktën 200 pasagjerë dyshohet se janë bllokuar nën vagona.
Gjithashtu një tren mallrash është përfshirë në aksident.
Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.
Indian Railways tha se dy linjat e përfshira ishin Coromandel Express dhe Howrah Superfast Express.