TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme në orën 11:00, Giorgia Meloni do të mbajë fjalimin e saj të parë në Parlamentin e Romës.
Meloni pritet të prezantojë pikat kryesore të programit të saj të qeverisjes.
Sipas burimeve nga mediat italiane, theks I veçantë pritet të vihet mbi energjinë, luftën në Ukrainë, raportet me Bashkimin europian dhe tek prodhimi vendas bujqësor e industrial.
Gjithashtu në orën 07:00 të mbrëmjes 400 deputetëve italianë do u kërkohet votëbesimi për qeverinë e re dhe të mërkurën qeveria pritet ta kërkojë votbesimin edhe në Senat.
Kujtojmë se Meloni, kryeministrja e parë grua e Italisë, mori zyrtarisht detyrën nga Draghi si kreu i qeverisë më herët të dielën, pasi ajo dhe ekipi i saj i ri i kabinetit u betuan zyrtarisht të shtunën në Romë, duke i dhënë vendit qeveri të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Partia që ajo drejton, ‘Fratelli d’Italia’ arriti të trimfojë në zgjedhje dhe të formojë qeverinë e re të Italisë së bashku me partitë e Berlusconit dhe Matteo Salvinit.