TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avioni me futbollistët e skuadrës së njohur Goteborg, i cili qe nisur drejt Spanjës. ka bërë një ulje të detyruar sot në mëngjes pas vetëm gjysmë ore fluturim për shkak të disa topve të fryrë që ndodheshin në të.
“Ne kemi rreth 30 topa të fryrë në fluturim. Duhet të kthehemi dhe të ndalemi në Kopenhagë për shkak të rrezikut të shpërthimit të tyre. Pasi të ulemi, topat duhet të shfryhen, gjë që do të zgjasë rreth 30 minuta. Kërkojmë falje për këtë ”, njoftoi kapiteni i fluturimit i cili më pas u detyrua të ulej në Kopenhagë.
Më pas gjithçka vijoi normalisht. Kujtojmë që kampionati në ligën suedeze Allsvenskan fillon vetëm në prill.
Den svenske fodboldklub IFK Göteborg måtte "nødlande" i København på vej til træningslejren i Allicante. "Nødlandingen" var nødvendig, fordi luften skulle lukkes ud af 30 oppustede fodbolde som ellers risikerede at eksplodere under flyveturen. #BoldDramahttps://t.co/Mvz8kVVkdu
— Ole Ryborg (@OleRyborg) February 2, 2023