BOTA, 2 Shkurt 2023, 16:58

BE përgatit ‘dhuratën’ e përvjetorit të luftës për Rusinë, Von der Leyen: Synojmë paketën e 10-të me sanksione

BE përgatit ‘dhuratën’ e përvjetorit të

Bashkimi Evropian synon të prezantojë paketën e 10-të të sanksioneve anti-ruse përpara 24 shkurtit që do të shënojë përvjetorin e ndëryrjes së armatosur të Kremlinit në Ukrainë, raportoi AFP duke cituar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Deri më 24 shkurt, saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit, ne synojmë të kemi paketën e 10-të të sanksioneve,” tha ajo gjatë vizitës së saj në Kiev.

Sipas von der Leyen, sanksionet do prekin ekonominë ruse., ndërsa shtoi se beson se kufiri i çmimit të naftës ruse po i kushton Moskës afërsisht 160 milionë euro çdo ditë.

Drejtuesit e institucioneve të BE-së momentalisht ndodhen në Kiev, ku më 3 shkurt do të zhvillohet samiti BE-Ukrainë.