BOTA, 12 Dhjetor 2021, 21:30

Pamjet/ Momenti kur policia spanjolle ndjek trafikantët e drogës, ndërsa ata hedhin lëndën narkotike në det

Pamjet/ Momenti kur policia spanjolle ndjek trafikantët e drogës,

Gjashtë persona u arrestuan dhe 2.5 ton drogë u konfiskuan pasi policia detare në Spanjë i ndoqi të dyshuarit me një skaf. Operacioni u zhvillua në 5 dhjetor, ndërsa mediat kanë publikuar edhe pamje që tregojnë agjentët e Shërbimit Detar të Gardës Civile Spanjolle që ndjekin tregtarët e dyshuar të drogës.

Në pamje shihen duke hedhur ngarkesën e tyre në një zonë midis Ayamonte dhe Isla Cristina, pranë Huelva në bregun jugperëndimor të Spanjës.

Agjentët fillimisht panë dy persona në një varkë të pajisur me tre motorë, tha policia spanjolle në një raport të postuar në internet.

“Duke pasur parasysh mundësinë e një transporti droge në det të hapur, agjentët vendosën të kishin një qasje me të drejtpërdrejtë me të dyshuarit”, tha policia.

Pasi personat në bordin e varkës zbuluan praninë e policisë, të dyshuarit hipën në një mjet tjetër, për të ikur, duke lënë të zbrazët varkën e parë që u vu re.

Ekuipazhi i skafit, i përbërë nga gjashtë persona, u larguan duke mos përfillur sinjalet e agjentëve, duke kryer manovra të vazhdueshme, ndërsa nisën të hidhnin në det tufa me hashash dhe thasë.