BOTA, 12 Dhjetor 2021, 12:10

Tornadoja shkakton 100 viktima në SHBA, shpëtojnë për mrekulli dy fëmijë brenda një vaske

Tornadoja shkakton 100 viktima në SHBA, shpëtojnë për

Ka shkuar në 100 numri i viktimave pas tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë Kentucky në SHBA.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mes jetëve të humbura nga kjo stuhi ka ndodhur dhe mrekulli ku dy fëmijë të cilët ishin brenda një vaske ja kanë dalë të shpëtojnë.

Dy fëmijët e zhdukur janë gjetur në vaskën që tornadoja e shkuli nga tualeti, duke e hedhur në një vend krejt tjetër larg banesës.

Për çudi, fëmijët kishin shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, e pas ekzaminimit mjekësor i janë rikthyer nënës dhe babait të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Hopkins County në Kentucky, ku erërat lëvizën edhe trenin me 27 vagonë, duke e nxjerrë nga binarët dhe si pasojë përfundoi mbi shtëpi.

Pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.