BOTA, 12 Dhjetor 2021, 16:23

Viktimat nga tornadot, Putin i shpreh ngushëllimet Bidenit

Viktimat nga tornadot, Putin i shpreh ngushëllimet Bidenit

Presidenti ru, Vladimir Putin, shprehu sot “ngushëllimet e tij të sinqerta” për homologun amerikan Joe Biden, pas tornadove në SHBA, ku kanë humbur jetën të paktën 100 persona.

“Në Rusi, ne ndajmë dhimbjen e atyre që humbën të dashurit e tyre. Shpresojmë që të lënduarit të shërohen dhe pasojat e katastrofës do të kapërcehen”, tha Putin në një telegram drejtuar Bidenit.

Numri i viktimave në SHBA shkoi sot në 100. Pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.