BOTA, 10 Dhjetor 2021, 19:05

Rriten shifrat në Itali, 118 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shifrat në Itali, 118 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 118 viktima, duke bërë që totali i fataliteteve që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 134,669.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se janë 20,497 raste të reja me koronavirus nga 716,287 teste të kryera.

Kurse të shëruarit janë 11,777.

Ndërsa, në njësitë e kujdesit intensiv janë 816 pacientë, pesë më shumë se të enjte. Kurse në pavijonet e zakonshme Covid janë të shtruar 6,483 pacientë, 150 më shumë se në 24 orët e kaluara.

Kurse, rastet aktive aktualisht në vend janë 263,148 ose 8,595 më shumë se të enjten. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në vend, në Itali janë raportuar deri më tani 26 raste të variantit "Omicron".