BOTA, 10 Dhjetor 2021, 21:50

Që nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë humbur jetën rreth 795 mijë qytetarë

Që nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë humbur jetën

Nga të dhënat e publikuara nga Universiteti Jonhs Hopkins, mësohet se në SHBA 794, 648 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në mbi 49,6 milionë.

Aktualisht Kalifornia është vendi më i goditur nga SHBA, me mbi 5,14 milionë raste të konfirmuara dhe 75,178 të vdekur.

Sakaq deri tani në SHBA rreth 237,4 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 200,7 miliona kanë marrë dozën e dytë dhe 49,9 milionë janë vaksinuar me të tria dozat e vaksinës kundër COVID.