BOTA, 16 Shkurt 2022, 20:06

“Nuk shohim tërheqje të trupave” – Presidenti i Ukrainës reagon pas deklaratave të Rusisë: Janë vetëm deklarata

“Nuk shohim tërheqje të trupave” – Presidenti i

“Ne nuk shohim ndonjë tërheqje të trupave”, kështu ka deklaruar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një reagim pas raportimeve se Rusia ka tërhequr trupat nga kufiri me Ukrainën.

Në një prononcim shkurt për gazetaren e BBC për Evropën Lindore, Zelensky tha: “Për momentin janë vetëm deklarata”.

Rusia njoftoi se stërvitjet ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska kanë përfunduar dhe se ushtarët po ktheheshin në garnizonet e tyre, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala e Ukrainës.

Me herët edhe NATO-ja thotë se nuk ka parë shenja tërheqjeje nga ana e Rusisë, megjithë këmbënguljen e Moskës se nuk ka plane të sulmojë Ukrainën. Ndërkohë BE-ja paralajmëron për pasojat që do të kishte një agresion rus jo vetëm ndaj Ukrainës por edhe për vendet evropiane. Aleancat perëndimore vazhdojnë ta paralajmërojë Rusinë për pasoja të rënda nëse sulmon Ukrainën.

Te njejtin qendrim ka edhe Amerika. “Ka një ndryshim midis asaj që thotë Rusia dhe asaj që bën,” tha Blinken.

“Përkundrazi, ne vazhdojmë të shohim forcat ushtarake të jenë ende në kufi, të grumbullohen në kufi”.

Sipas Sekretarit amerikan, Vladimir Putin mund të “tërheq këmbëzën” sot ose nesër nëse do.