BOTA, 15 Shkurt 2022, 22:07

Presidenti Biden: Një sulm i Rusisë ndaj Ukrainës mbetet mjaft i mundshëm! Do të kishte kosto njerëzore të jashtëzakonshme

Presidenti Biden: Një sulm i Rusisë ndaj Ukrainës mbetet mjaft i

Kur u duk se Rusia u tërhoq nga sulmi ndaj Ukrainës, duket se situata nuk është drejt përmirësimit. 

Sipas Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, një sulm i Rusisë ndaj Ukrainës "mbetet mjaft i mundshën" dhe kostoja njerëzore e këtij sulmi, do të ishte "e jashtëzakonshme". 

Presidenti Biden shtoi se SHBA-të do të përgjigjeshin me vendosmëri, në rast se një gjë e tillë ndodh. 

Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, duke rritur tensionet dhe frikën për një pushtim të mundshëm. 

Ministri rus i Mbrojtjes, deklaroi se disa trupa janë tërhequr, por sipas SHBA-ve, një gjë e tillë nuk është verifikuar. 

"Ministri rus i Mbrojtjes  ka raportuar sot se disa njësi ushtarake janë duke u larguar nga pozicionet e tyre pranë Ukrainës. Kjo do të ishte një gjë e mirë, por ne ende nuk e kemi verifikuar një gjë të tillë. Përkundrazi, analistët tanë vlerësojnë se ata mbeten ende në një pozicion kërcënues ", tha Biden.