BOTA, 16 Shkurt 2022, 15:40

Austria nis heqjen e kufizimeve ndaj pandemisë

Austria nis heqjen e kufizimeve ndaj pandemisë

Austria ishte vendi i parë evropian i cili bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19, ndërsa kancelari austriak Karl Nehammer theksoi se pandemia nuk ka përfunduar ende, por situata në të cilën ndodhen tashmë e lejon vendin të hapet hap pas hapi.

Nehammer deklaroi se lehtësimi i masave që nis më datë 5 mars lidhet me zgjatjen e orarit të restoranteve; bareve dhe rihapjen e klubeve të natës.

Fillimisht, për personat të cilët frekuentojnë baret, restorantet, apo pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme, duhet thjesht të paraqesin dëshminë e një testi negativ.

Në mjediset spitalore dhe shtëpitë e kujdesit lejohet hyrja vetëm për personat e vaksinuar.

Për sa i përket mbajtjes së maskës, ajo do të kërkohet në mjedise të vogla dhe të mbyllura.